Britania trupa ushtarake në Ballkan, kundër ndikimit rus

Britania tha të enjten se do të dërgonte specialistë ushtarakë në Bosnje dhe Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus dhe për të “përforcuar misionin e NATO-s në  promovimin e stabilitetin dhe sigurinë” në vend.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh lojërash për sulme të dëmshme të Putin. Rusia kërkon të kthejë mbrapsht arritjet e tre dekadave të fundit në Bosnje dhe Hercegovinë,” sipas asaj që ka thënë kryeministri Boris Johnson në Madrid.
“Kjo është arsyeja pse ne po rrisim mbështetjen për Bosnje dhe Hercegovinën, duke iu përgjigjur thirrjes së miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes që me të drejtë meritojnë të gëzojnë., ka thënë  kryeministri britanik.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *