Britania vajton Mbretëreshën Elizabeth, mbesat e Princeshë Dianës “i vënë flakën” Javës së Modës

Teksa Britania e Madhe prej ditësh po vajton Mbretëreshën Elizabeth II, mbesat binjake të Princeshës Diana, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer, i kanë vënë “flakën” Javës së Modës në Londër.

Të gjithë po përgatiteshin për funeralin e Mbretëreshës, ndërkohë binjaket 29 vjeçare ishin duke ndjekur shfaqjen e David Loma SS23. Të veshura me fustane të shkurtër dhe gjithë ngjyra Lady Amelia dhe Lady Eliza tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Amelia u dallua nga turma teksa kishte veshur një fustan të bardhë, dhe reçipeta të zeza. Fustani kishte një hapje të madhe në gjoks, të dekoruar me pupla rozë, ndërsa motra e saj Eliza dukej mjaft në formë me një fustan të zi të shkurtër me panele rrjetë, i cili kishte njërën mëngë. Ashtu si motra e saj, Eliza i kishte kapur flokët në një bisht elegant dhe i mbante gjërat e saj në një çantë të zezë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *