Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, së bashku me dy gjyqtarë britanikë kanë zhvilluar një vizitë në zyrat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ku u takuan me kreun e këtij institucioni Altin Dumani dhe prokurorët.
“Nder të mikprisnim sot ambasadorin britanik King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në Mbretërinë e Bashkuar. #BashkëpunimGjyqësor #SPAK #UK”, njofton SPAK.
Delegacioni gjyqësor britanik është takuar gjithashtu edhe me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore. Gjatë këtij takimi u zhvilluan biseda mbi mënyrën se si sistemet tona gjyqësore do të punojnë së bashku në një program për të mbështetur gjyqtarët e Shqipërisë dhe për të zbatuar sundimin e ligjit në mënyrë më efektive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës së Lartë, rikonfirmojnë vullnetin e tyre për të bërë përpjekjet maksimale në kuadër të mirëadministrimit të drejtësisë si edhe për të punuar së bashku për të zhvilluar marrëdhëniet tona të ndërsjella në fushën e gjyqësorit”, u shpreh Saushi.