Britney ka dëshirë të ketë një fëmijë dhe gjeti një mënyrë të lezetshme për t’ia kërkuar të dashurit të saj

Britney ka qenë në vemendje të mediave kohët e fundit për shkak të problemit ligjor me të atin, por këtë herë ajo ka një kërkesë më të veçantë. Mesa duket, këngëtarja ka dëshirë të ketë një fëmijë dhe si me lezet e ngacmoi të dashurin për këtë çështje.

Ajo postoi një foto me të dashurin, Sam Asghar gjatë një shëtitje së bashku dhe shkroi se ai dukej fiks si një baba.

“Sam duket tamam si një baba në këto foto”-shkroi Britney dhe kaq u desh që në media të përflitet se këngëtarja po shpreh dëshirën për të patur fëmijë me Samin, i cili duket edhe partneri ideal për të. Vetë këngëtarja ka treguar se ata donin të martoheshin, por kujdestaria e Britney-t i pengon për t’u martuar e për të patur fëmijë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *