Këngëtarja e famshme, Britney Spears ndodhet me të fejuarin e saj Sam Asghari me pushime në Hawai. Të dy u panë duke marrë rreze dielli në ballkonin e tyre teksa ishin të veshur me rroba banje. Ajo u shfaq me bikini ngjyrë të verdhë dhe të bardhë.
Spears u pa me një stil të çrregullt flokësh të cilat ishin të kapura për të treguar vathët e saj me diamante. Princesha e popit mbante në dorë një shishe krem dielli teksa përpara saj qëndronte një pamje mahnitëse nga plazhi me rërë të bardhë.
Duket se këngëtarja ka lënë pas dramat familjare që e kanë shoqëruar kohët e fundit ku nuk kanë munguar akuzat e rënda që ajo ka bërë për prestarët e familjes së saj.
/Priza.al/