Britney Spears shpëton nga ‘kthetrat’ e të atit, Jamie Spears heq dorë nga kontrolli që kishte mbi të bijën

Më në fund, pas një ‘lufte’ të gjatë që bëri e bija për të fituar lirinë, babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i këngëtares pas 13 vitesh.

Lajmi raportohet nga mediat amerikane. Karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarëve ligjorë që nga përhapja e lajmeve se ajo nuk ishte mire nga shëndeti mendor në vitin 2008. Si pasojë, Gjykata i dha babait të saj të drejtën e kontrollit të pasurisë së saj dhe të gjitha gjërat personale të këngëtares.

39-vjeçarja në shumë nga daljet e saj por edhe para Gjykatës, ka pohuar se i ati, Jamie Spears ka abuzuar me kujdestarinë e saj por babai ka mohuar çdo akuzë duke thënë se gjithçka e ka bërë për vajzën dhe se ajo ka probleme me shëndetin mendor.

Britney ka shkuar edhe më tej me akuzat e saj duke i thënë një gjykatësi se ajo ishte droguar, e detyruar të vepronte kundër vullnetit të saj dhe ishte ndaluar të kishte fëmijë.

Për lirinë e Britney filloj edhe një lëvizje e njohur si fushata #FreeBritney të cilët dëshironin që këngëtarja të rimarrë autonominë në punët dhe jetesën e saj.

Britney Spears conservatorship: Lawyer 'moving' to remove Jamie Spears

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *