Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Evertonin, i pyetur fillimisht për emrat që mund të largohen apo huazohen, Tuchel nuk ka përmendur sulmuesin shqiptar. Ndërsa i pyetur më pas për opsionet në sulm dhe nëse Raheem Sterling mund të ishte numri 9 i ri i Chelsea, duke luajtur në majë të sulmit, trajneri gjerman ka përfshirë edhe Brojën në mes të alternativave të tij.
“Nëse luajmë me të njëjtën strukturë të vitit të kaluar me tre lojtarë ofensivë, mund të jetë fluide. Ndaj mund të jetë Havertz, mund të jetë Sterling, mund të jetë Timo Werner. Mund të jetë gjithashtu edhe Armando Broja i cili tani është në skuadër”, theksoi Tuchel.