Armando Broja sot nuk ishte mes titullarëve në ndeshjen e “Sauthempton” ndaj “Totenhem” dhe u desh të hynte në lojë vetëm në 20 minutat e fundit të sfidës
Me skuadrën e tij në inferioritet numerik, sulmuesi iu detyrua që të luante në minutat e fundit më shumë në mbrojtje, për të administruar barazimin.
Por kur iu dha rasti, iu afrua shumë golit të fitores në minutat shtesë të sfidës.
Ai shpërtheu në krahun e djathtë, pasi i vodhi topin kundërshtarëve dhe u nis drejt portës së Loris.
Por ndërhyrja e Sançez, devijoi mbi traversë gjuajtjen e tij dhe bëri që Konte t’i gëzohej një rekordi historik, pasi u bë trajneri i parë i “Totenhemit”, që regjistronte 7 ndeshjet e para pa humbje në kampionat.
/Priza.al/