Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të marrë pjesë ditën e sotme në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim zhvillohet në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.
Në këtë takim do të trajtohen çështje të bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe ato të sigurisë. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.