BSH: Rritet kredia për prona

Kredia për individë ka shfaqur ngadalësim të rritjes gjatë tremujorit të pare të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë zgjerimi i këtij portofoli prej 14.5% ishte 0.6 pikë përqindje më pak se rritja vjetore e shënuar gjatë vitit 2021.

Banka e Shqipërisë nënvizon se zgjerimi i kredisë së individëve këtë tremujor ishte për financimin për blerje banese, duke reflektuar nga njëra anë rritjen e madhësisë së kredisë së kërkuar për financim në kushtet e rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave dhe nga ana tjetër lehtësimin e kushteve të kreditimit të bankave në reflektim të konkurrencës për klientët.

Viti 2022 u karakterizua nga rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe nga një kërkesë e lartë e individëve për blerjen e tyre për qëllime investimi. Ndërkohë, bankat në kushtet e konkurrencës së shtuar dhe për të adresuar pasigurinë e shkaktuar nga rritja e shpejtë e normave të interesit, prezantuan kredi hipotekore me norma fikse interesi për vitet e para në fund të vitit. Si pasojë e këtyre ofertave, zhvillimet e tremujorit të parë mbartën edhe kërkesën e shtuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *