Një tjetër masakër si ajo e Bucha-s është evidentuar në Makarov, në afërsi të Kievit.
Kryetari i Bashkisë atje, Vadym Tokar, ka thënë se ka gjetur 132 trupa civilësh brenda një varri masiv. Ata besohet se janë vrarë nga ekzekutimet armike, të cilët kanë mësyrë dhunshëm në këto zona.
Kryebashkiaku ka thënë po ashtu se gjysma e qytetit është shkatërruar plotësisht. Sakaq, vlen të përmendet se të shtunën u publikuan detaje nga masakra e Bucha-s, ku u gjetën në varre masive trupat e 400 civilëve.
Pamjet brutale u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale dhe u dënuan nga liderët e vendeve Perëndimore. Thuajse të gjithë njëzëri, bënë thirrje nga instancat përkatëse që të hetojnë rastin.