Nuk e di i çfarë përmase ishte dëmi që shkaktoi zjarri në katedralen e Notre Dames, në Paris në 15 prill të votit 2019, sigurisht Franca do ta riparonte këtë dëm falë kapaciteteve teknike dhe monetare që zotëron. Ngjarja me sa thuhet ishte një aksident fatkeq, por çfarë të themi për dëmet që bën vetë njeriu me vetëdije dhe i mbushur me paragjykime dhe urrejtje fetare, siç ishte rasti i shkatërimit të “Budave të Bamiyan-it” në Afganistan nga talebanët 18 vjet më parë? Nje veprim iracional I padenje per njerezimin e shekullin e 21!
Bota e pa, e dënoi me fjalë, por nuk mundi dot ta parandalojë!
“Budat e Bamiyan-it” ishin një kompleks statujash monumentale të shek.4-5-të e.r. të Budës, të gdhendura në faqen e një shkëmbi në luginën e Bamyan-it në Afganistan dhe përfaqësonin stilin klasik të artit Gandhara. I përkisnin fondit të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
Ato u shkatëruan tërrësisht me dinamit në marsin e vitit 2001 nga talibanët afganë, me urdhër të liderit të tyre Mullah Omar. Ata deklaruan se këto statuja ishin idhuj dhe binin ndesh me traditat e besimit islam që e përjashton figurën në ritualet e veta (ikonoklasta).
Sot ato i përkasin kujtesës së shkuar dhe për rindërtimin e tyre nuk flet dhe nuk interesohet askush, ndonse vlera e tyre është e papërsëritëshme! Rasti I tyre dhe I shume te tjerave te ngjashme tregon se ende njeriu fsheh ne vetvehte forca te fuqishme iracionale, te cilat kur nuk mbahen nen kontroll, shkaktojne deme te pariparushme.