Miliona tifozë, dolën në rrugët e kryeqytetit argjentinas sapo La Albiceleste, ekipi kombëtar i futbollit të Argjentinës, mundi Francën. Finalja në “Lusail Stadium” zgjati 120 minuta dhe në fund çdo gjë u vendos nga penalltitë. Në sheshin e famshëm të Buenos Aires, ku ndodhet edhe një obelisk gjigant, numri i personave që kanë dalë për të festuar ka shkuar deri në 2 milion.
Tifozët e futbollit bllokuan shumë rrugë kryesore, duke u nisur në qendër të qytetit, për t’iu bashkuar turmave pranë monumentit. Shumë nga metrotë e qytetit u mbyllën dhe autobusët e paktë që qarkullonin ishin mbushur plot me tifozë.
Turmat këndonin këngën “himn” të kombëtares së futbollit, mënyrë kjo shumë popullore për të festuar fitoret e ekipit. Në tekst u kushtohen vargje Messit dhe Maradonës.
I konsideruar gjerësisht si një nga më të mirët që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë, Messi-t i kishte munguar prej kohësh titulli më i madh në futbollin ndërkombëtar. Kjo mungesë kishte tensionuar marrëdhëniet mes Messi-t dhe vendit të tij, të cilin ai e la për Spanjën në moshën 13-vjeçare. Ai është kritikuar jo pak për dështimet në Kupës së Botës.