Bujar Leskaj: Sekti Rama deformoi të drejtën për të votuar

Deputeti demokrat i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend akuzoi mazhorancën për vjedhje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve në të gjithë vendin.

“Është shumë e trishtë që Shqipëria të zhvillonte zgjedhje të standardit, në një fushatë të dominuar nga Partia Socialiste, parti shtet. U përqendruar në deformimin e vullnetit të qytetarit.  Sekti Rama në qeverisje vrau më 14 maj, përmes qindra mënyra, të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë strukturat në pushtet. Të vetmen alternativë shqiptarëve u keni dhënë largimin nga vendi. Sekti Rama me ndihmën edhe të përfaqësuesve të krimit deformoi të drejtën e qytetarëve për të votuar. Qarkulluan rreth 300 mln euro qarkulluan në treg. Keni shkelur çdo ligj dhe kod për zgjedhjet” – tha Leskaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *