“Bukë, kripë e zemër”/ Kryeministri Rama intervistë për BBC: Vendet e pasura nuk po na ndihmojnë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri duke thënë se shqiptarët janë me zemër të pasur dhe se po ndihmojnë njerëz në nevojë. Ai tha se deri tani nuk ka marrë asnjë ndihmë nga vendet e pasura, por se vendi po ja del vetë në bashkëpunim me disa organizata.

“E përsëris ne nuk jemi vend i pasur, por jam shumë besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz dhe do të jemi së bashkë. Natyrisht nuk jemi të vetëm këtu, ka shumë organizata që po kujdesen për ta dhe që kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i nxjerr prej vendit të tyre dhe t’i shoqërojnë drejt rrugëtimit të tyre drejt të ardhmes.

Ne për momentin po mbështetemii vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Është numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë kudo në botë nga SHBA dhe Britania që kanë ndihmuar. Ne kemi një dhënie në Shqipëri “buke kripe e zemër” që është thelbi i solidaritetit, për pjesën tjetër do ja dalin, nuk do të zhdukemi pse disa refugjatë po trokasin në dyert tona”, tha Rama.

Kemi pritur gjysëm milioni kosovarë dhe kemi qenë më të varfër. Jemi pasuruar më tej moralisht, në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme”- tha kryeministri Rama.

Rama ka komentuar edhe momentin e pritjes së tyre duke thënë se dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri.

“Dukeshin sikur kishin dalë nga një tunel ferri. Ne nuk jemi atje për të marrë falenderime, por për ta ndjerë veten në shtëpi. Është një moment shumë përmbushës dhe mendoj se shqiptarët po dëshmojnë se janë të jashtëzakonshëm”- tha ai në fund.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *