“Bunkeri i Lulzim Shëmtirës do të kthehet në shtëpinë e lirisë”/ Hapën derën kryesore por…Demokratët përballen me dyer të blinduara brenda selisë

Demokratët janë futur brenda selisë së Partisë Demokratike ku janë përballur me dyer të mbyllura dhe të blinduara.

“Hapeni derën!” Kjo është thirrja e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.  Më herët, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar vetëpërmbajtje nga mbështetësit e tij pasi sipas tij lëvizja e tyre ishte paqësore.

Ish-kryeministri Sali Berisha nga selia e PD-së ka folur para mbështetësve të tij, ndërsa akuzoi fort kryeministrin Edi Rama se po përgatit kurthe.

“Mbështetësit që kanë ardhur sot të kthejnë këtë bunker të Lulzim Shëmtirës, që të kthejnë ata në shtëpinë e lirisë. Kini mirëkuptimin tim. Do komunikoj me referendarët e lirisë. Shikoni, shikoni si e kanë mbushur. Kanë vendosur postblloqe pas postblloqesh. Edvin Rama ka nga dje pasdite dhe deri sot qe përgatit kurthe për Lulzim Pengun. Prit që të vë maskën. Pjesëmarrja është kthimi i këtij bunkeri në shtëpinë e lirisë. Siç e ka statuti i saj. Basha është i rrethuar nga gardistë, me kundërgaz. Ai është i rrethuar nga gardistët. Shko merr ndonjë pamje. ku e dini ju që është në mbledhje. Është i rrethuar me gardistë.”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *