“Bukur të ritakoj Dybala-n”, Allegri: Do jetë e vështirë përballë Romës

Juve kërkon të harrojë sa më shpejt barazimin e hidhur përballë Sampdoria-s, por kalendari i rezervon një sfidë shumë më të fortë, duelin kundër Romës. Allegri dhe pjesa tjetër e Juves do të kenë për herë të parë si rival ish sulmuesin e tyre, Paulo Dybala:

“Do të jetë sfida e parë direkte kundër Romës, një skuadër e cila po vijon momentin e mirë që nisin sezonin e shkuar. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e ekuilibruar, ata nuk kanë pësuar ende asnjë gol.

Dybala? Do të jetë kënaqësi ta rishoh. Me të kemi kaluar vite të jashtëzakonshme. Ai është rritur te Juventus, me golat e tij bëri për vete tifozët dhe mua.

Vlahovic? Nëse ai prek vetëm një top dhe shënon një gol do të isha shumë i lumtur. Jam i lumtur edhe për Milik, ka numra fantastik. Është një sulmues potent që mund të luaj edhe me Vlahovic.

Shorti i Champions? Vetëm rezultatet do të tregojnë nëse Juve është më e fortë se sa sezoni i shkuar. Në Champions janë gjithnjë ndeshje të forta, do të jetë bukur të lush kundër PSG”, u shpreh ndër të tjera Allegri në konferencë për shtyp përpara sfidës kundër Romës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *