Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë bëri me dije se për shkak të mungesës së kërkesës, është shtuar numri i vaksinave kundër COVID-19 në depot e vendit. Për këtë arsye asgjësimi i vaksinave të skaduara është i pashmangshëm.
Ministri i Shëndetësisë u shpreh se nuk ka interes për vaksinim. Bullgaria mbylli repartet e vaksinimit në spitalet kryesore në vend.
Ai shtoi më tej se pas asgjësimit të 2 milionë dozave të vaksinës, afati i së cilave kishte skaduar vitin e kaluar, këtë vit do të skadojë edhe afati për 2.8 milionë doza.
Ministria e Shëndetësisë tha se vendi duhet të importojë 8 milionë vaksina të tjera deri në fund të këtij viti, në varësi të politikave të BE. Një pjesë e këtij importi është paguar paraprakisht. Këtë ministri i shëndetësisë e konsideroi “shpenzim të panevojshëm”.