Bullgaria rrezikon të shkoj përsëri në zgjedhje

Partia liberale bullgare nuk arriti të siguronte një shumicë parlamentare për të formuar një qeveri dhe udhëheqësi i saj i ktheu mandatin Presidentit Rumen Radev.

Shteti ballkanik rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të katërtat në pak më shumë se një vit.

Kryeministri i emëruar Assen Vassilev, i cili është bashkëkryetar i partisë reformiste ‘Ne Vazhdojmë Ndryshojmë’, kishte një javë kohë  për t’i dhënë fund krizës së fundit politike që ka përfshirë vendin.

Para se të kthente mandatin, Vasilev shpjegoi se partia e tij nuk gjeti mbështetjen e nevojshme për të siguruar një shumicë prej 121 vendesh në parlament për të zgjedhur një kabinet.

“Ne nuk mund të merrnim mbështetjen e nevojshme për të çliruar Bullgarinë nga korrupsioni”, tha Vasilev.

Vasilev i arsimuar në Harvard shërbeu si Ministër i Financave në qeverinë e mëparshme që u rrëzua me një votë mosbesimi më 22 qershor.

Kjo situatë mund të sjellë një prani më të fortë të grupeve nacionaliste dhe pro-ruse në parlament.

Të premten, Radev njoftoi se tashmë do t’i dorëzojë mandatin qeveritar partisë së qendrës së djathtë GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov, e cila  ka thënë se do ta kthejë menjëherë  mandatin.

Në këtë rast, një mandat i tretë dhe i fundit do t’i ofrohet nga presidenti një partie parlamentare të zgjedhur prej tij. Analisti politik Daniel Smilov tha se dështimi për të formuar një qeveri.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *