Tre punonjës policie janë proceduar penalisht në Korçë, pasi kanë realizuar një video në Tik Tok ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid- 19.
Burime për median bëjnë me dije se i riu ka bërë kallëzim pranë Agjencisës së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku për pasojë ka nisur hetimet ndaj policëve.
Sakaq, pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë Korçë.