Një 50-vjeçar është aksidentuar gjatë punës në galerinë e minierës në Bulqizë. Ai ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për administratorin e kompanisë minerare, 31-vjeçarin H.D., për të cilin është hapur procedim penal. Hetimet janë të fokusuar në sigurinë e punës dhe shkaqet e aksidentit.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Dibrës për veprime të mëtejshme.