Bulqizë/ Shtohet numri i banorëve që paraqiten në spital, shkak dyshohet…

Banorët e fshatit Gjoricë në Bulqizë vijojnë të shfaqin probleme shëndetësore, duke u paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Ata kanë shfaqur simptoma të ngjashme si të vjella dhe dhimbje barku. Dyshimet se shkak për këtë situatë të jetë bërë konsumimi i ujit të pijshëm nga banorët e zonës në Ujësjellësin e ndërtuar disa muaj më parë.

Banorët thonë se pas paraqitjes në spital, institucionet i kanë kërkuar të mos konsumojnë ujë nga rrjeti i Ujësjellësit por ta blejnë atë.

Ruçi, infermiere pranë kësaj qendrës shëndetësore tha se po i jepet ndihma e nevojshme çdo banori që paraqitet.

Ndërkohë, pasditen e së shtunës, policia e Bulqizës ka nisur hetimet për rastin, ndërsa Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor po bën analizat e thelluara të ujit të pijshëm./ParnoamaTv

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *