Bulqizë/ U kap duke vënë baste sportive, arrestohet 29-vjeçari (Emri)

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Bulqizë pasi u kap duke vënë baste sportive në celular.

Burime për mediat bëjnë me dije se Elidon Capa ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në lokalin e tij.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

U kap duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit, në lokalin e tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Bulqizës, organizohej kjo veprimtari, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë lokal.

Gjatë kontrollit, pronari i lokalit, shtetasi E. C. u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Bulqizë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *