Bum shikueshmërie në rrjetet sociale, ja kush triumfoi në fushatën përmbyllëse (FOTO)

Gara për zgjedhjet e 25 prillit është tejet e fortë. Partitë politike janë angazhuar masivisht këto ditë, teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet parlamentare. Ditën e sotme, forcat politike zhvilluan takimin përmbyllës të fushatës elektorale. Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha po zhvillonin takime njëkohësisht dhe ajo që bie në sy, është beteja e audiencës në rrjetet sociale, ku shihet qartë diferenca e madhe mes tyre.

Në takimin elektoral në Tiranë, për mbylljen e fushatës, Rama ka arritur deri në 44 mijë shikues në rrjetin social Facebook, e ndërsa kryedemokrati ka arritur maksimumi 1.5 mijë shikues.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *