Bumerang në PD/ Paloka: Ja kush do ta përfaqësojë partinë në procesin e zgjedhjes së presidentit?

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me mbledhjen e paralajmëruar nga kreu i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Paloka njofton se në lidhje me qëndrimin që do të mbahet për presidentin, Këshilli Kombëtar do të zhvillojë mbledhjen nesër, në orën 15:00.

Sakaq në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe kreu i Këshillit Kombëtar

“Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të PD-së do të jetë 6 Maj, ku do të përcaktohet qëndrimi politik i PD-së në lidhje me qëndrimin që do të mbahet për procesin e zgjedhjes së presidentit. Për shkak të urgjencës, mbledhja do të mbahet nesër në 15:00. Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund të shprehë vullnetin për çështje politike si ajo e presidentit. Po ashtu në mbledhjen e parë do të zgjidhet edhe kreu i Këshillit Kombëtar”, tha Paloka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *