Bajerni i Mynihut shfaqi prepotencën e tij në përballjen me Frieburgun në “Allianz Arena”, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Skuadra e drejtuar nga Nagelsman, pasi siguroi kualifikimin në Champions, tashmë është përqendruar në Bundesligë, ku nuk pati një fillim sezoni të mirë.
Që në minutën e 13, kampionët e Gjermanisë zhbllokuan takimin me Gnabri, për të ardhur më pas te goli i Çupo Moting sapo kaloi gjysmë ore lojë.
Sapo nisi pjesa e dytë, Sane dhe Mane thelluan rezultatin në 4-0, ndërsa në minutën e 85, Sabitzer tundi rrjetën.
Një fitore e lehtë për bavarezët ndaj një kundërshtari të cilin e parakaluan në renditje, e tashmë fokusi i kampionëve në fuqi është te sfida me Hoffenheimin në transfertë, më 22 tetor.