Realiteti dhe spektakli duket se nuk janë të ndara për shqiptarët. Ditën e djeshme, një parullë e vendosur nga protestuesit e Partisë Demokratike tërhoqi vëmendjen në protestën e opozitës. “Burg Brother Vip”, parulla dhe motoja e protestuesve për të kërkuar daljen para drejtësisë të kryeministrit Edi Rama.
Por në mbrëmje parulla u kthye në realitet brenda një spektakli që ka tërhequr miliona shikues. Në prime-n e së shtunës ka pasur penalizime në Big Brother VIP Albania.
Banorët: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Maestro Armaldo Kllogjri dhe Kristi Dragot, janë dënuar për shkak se gjatë javës kanë diskutuar për nominimet. Duke qenë se me këtë që kanë bërë kanë thyer një prej rregullave absolut të BBVA, katërshja janë dënuar nga Vëllai i Madh. Atyre u është dhënë lajmi se do të futen në “Burg Brother VIP”, një hapësirë e izoluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ata do të qëndrojnë aty për 48 orë, ndërsa janë paralajmëruar masa më të mëdha ndëshkuese nëse do t’i thyejnë përsëri rregullat.