Burg për administratorin e firmës, në kontejnerin me nënprodukte peshku u gjetën 7 kg kokainë, Doda: S’kam dijeni për drogën

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për administratorin e firmës “Fish Co”,  Denis Doda në kontejnerin e të cilit u sekuestruan 7 kilogramë kokainë e cila ishte  fshehur në kapakët e ventilimit. Kompania që administron Doda, me qendër në Tiranë kishte porositur nga Ekuadori nënprodukte të peshkut. Kokaina ishte e ndarë në 7 pako ndërsa kontejneri ishte i stivosur në zonën e kontejnerëve me risk,  ku iu bë një kontroll i detajuar.

Vetë 35-vjeçari ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje duke u shprehur se nuk kishte dijeni për 7 kg kokainë dhe se nuk është i implikuar në trafikun e drogës duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Sinjali se në një kontejner në portin e Durrësit ka kokainë, erdhi nga DEA amerikane e cila kishte vendosur GPS në kokainë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *