Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se Fredi Beleri u la në brug me urdhër të kreyministrit Edi Rama.
“Dëshiroj t’ju falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që tregoni. Jeni dëshmitar i një procesi parodi në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Është një proces i motivuar edhe ekzekutuar në urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. Pengmarrja e Belerit vazhdon. Do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e nesërme e himarjotëve.” – tha Dule.