Ditën e sotme Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për tetë personat e arrestuar për skandalin me mikrokreditë. Katër në burg dhe katër në arrest shtëpie dhe njëri është ende në kërkim. Tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare (Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH), me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja duke zhvatur qytetarët.
Arrest në burg:
– Aldo Daka, 35 vjeç
– Albert Gega, 36 vjeç
– Edmond Mato, 51 vjeç
– Arben Meskuti, 46 vjeç
Arrest në shtëpi:
– Kejda Seferi, 36 vjeçe
– Elda Ibro, 42 vjeçe
– Alketa Tanushi, 39 vjeçe
– Jodisa Dervishi, 35 vjeçe
Në kërkim:
Alban Kote, 43 vjeç.