Burg për një çift shqiptarësh, po kalonin drogë nga Belgjika në drejtim të Italisë

 

Një shtetas shqiptar dhe një kosovare janë dënuar me 12 dhe 8 vite burg, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, në Itali.

Mediat e huaja shkruajnë se 47-vjeçari shqiptar dhe 35-vjeçarja kosovare, të dy partnerët janë kapur vjet duke transportuar kokainë nga Belgjika drejt Italisë.

Gjatë seancës gjyqësore, dy të pandehurit kanë dhënë versione të ndryshme. Gjatë kapjes së tyre nga policia, drejtuesja e mjetit ka qenë 37-vjeçarja. Por, sipas kësaj të fundit, ishte shqiptari ai që kishte lidhje me grupet kriminale në Belgjikë dhe Itali, ndërsa ajo vetë thjesht ka ndjekur urdhrat e partnerit. Ndërsa, sipas 47-vjeçarit, ka qenë kosovarja organizatorja e operacionit, ndërsa ai e shoqëronte për ti bërë ‘nder’.

Për 47-vjeçarin nuk ishte hera e parë që të kishte probleme me ligjin. Në vitin 2019 ai në fakt ishte dënuar në Itali në kuadër të një operacioni të quajtur Metropolis, ku kishte qenë pjesë enjë bandë shqiptare që trafikonte drogë drejt Evropës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *