Emigrani shqiptar në Britani Julian Bushgjokaj, 30 vjeç është dënuar me 2 vite burg, pasi u kap duke u ‘kujdesur’ për një fermë kanabisi. Mediat britanike raportojnë se 30-vjeçari po kujdesej për 144 bimë kanabisi në një fabrikë të sofistikuar në disa dhoma të një shtëpie në Hull.
Gjatë seancës gjyqësore Bushgjokaj pranoi se ka filluar të ‘kujdesej’ për herë të parë për fermën e kanabisit më 21 dhjetor të vitit të kaluar. Gjithashtu gjatë dëshmisë shqiptari i tha policisë se i detyrohej 20 mijë paund për transportin e tij në këtë vend dhe se kishte rënë dakord të kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer borxhin.
Mësohet se gjatë kontrollit fizik në 12 dhomat e improvizuara, policia sekuestroi 114 bimë kanabisi.