Ish-presidenti i federatës së futbollit të El Salvadorit Reinaldo Vaskuez, u dënua me 16 muaj burg në SHBA, pasi u shpall fajtor për korrupsion.
Pas një hetimi botëror rezultoi se ai ishte përfshirë në marrjen e ryshfetit për organizimin dhe transmetimin e ndeshjeve të futbollit. 66-vjeçari u dënua nga gjyqtarja e distriktit të SHBA Pamela Chen, në Brooklyn të Neë York.
Vaskez e pranoi fajësinë vitin e shkuar dhe tregoi se kishte marrë një ryshfet 350 mijë Dollarë nga kompania mediatike Media World në Majemi, që ndërmjetëson të drejtat televizive për botën spanjisht-folëse. Fedeata e futbollit të El Salvadorit duhej të ndikohej nga kjo kompani për të përcaktuar të drejtat mediatike dhe të marketingut për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2018.
Ish-numri 1 i institucionit të futbollit në vend është pjesë e një hetimi, ku janë dënuar 27 persona, e dy të tjerë janë nën hetim.
FIFA e ka përjashtuar 66-vjeçarin përjetë nga futbolli dhe e ka gjobitur me 512 mijë Dollarë në Tetor të 2019-s, pasi komiteti i etikës e gjeti fajtor për ryshfet.