Gazetari Artan Hoxha, ka paralajmëruar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, pas dënimit me dy vite burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Në një postim në Facebook, Hoxha ka shkruar një bisedë të inskenuar mes Berishës dhe Metës dhe është shprehur se burgu është për burra.
Postimi i plotë i gazetarit Hoxha:
“Natyre e qete….”Shefat”…
Marshalli: Kush asht?
Shkelqesia: Tiku Tiku..
Marshalli: Çfare thote?
Shkelqesia: Po e çojne ne burg!!!
Marshalli: Tiku, ndigjo mue, banu i forte, burgu asht per burrat….
????”
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe vendosi që për 5 vite ai të mos mbajë poste publike.
GJKKO i vendosi sekuestro pasurisë s ish-kryeprokurorit. Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri.
Avokati i Llallës, Sokol Hazizaj është shprehur se e gjithë çështja është një farsë, duke shtuar më tej se klienti i tij ka marrë dhe para borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua.
/Priza.al/