Alda Klosi ka gjasa të bëhet bashkëpunëtorja e drejtësinë dhe t’u tregojë hetuesëve se të kujt janë paratë që nuk i justifikonte dot. Tashmë qëllimi i prokurorëve të Tiranës, është vetëm zbardhja e pronarit dhe burimit real të krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. ‘Pasuria’ e Klosit u bë publike, vetëm pasi pastruesja e saj dhe i biri, vodhën mijëra euro nga banesa. Dëshmia e të arrestuarve çoi pas hekurave edhe ish-zyrtaren e lartë të ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Klosi është thirur në ambjent e policisë së Tiranës me preteksin e marrjes së një deklarimi rreth shumave të parave. Por sapo ka mbërritur është arrestuar. E vënë në hetim për tre akuza, Klosi është shfajësuar duke kërkuar ta lironin, duke pretenduar se izolimin në burg e kishte tmerr dhe i përkeqësonte shëndetin. Por pikërisht në këto momente, grupi hetimor i ka kërkuar që të tregojë se të kujt janë paratë si një mënyrë që të dënohet me formën më të lehtë të mundshme.
Hetuesit kanë deklaruar: “…ne fillimisht hetuam për vjedhje të pronës private, shtëpisë së zyrtares së dy ministrive të rëndësishme, Alda Klosi, njëherësh dhe njeriut më të besuar të ish-ministrit, Arben Ahmetaj. Gjatë hetimit na doli që gjithçka ka qënë një inskenim, me qëllim fshehjen e një shume mjaft të madhe në euro, dollarë dhe lekë. Tashmë çështja është bërë interesante, pasi kemi dy njerëz që kanë bashkëpunuar. Ndërkohë ne po bëjmë maksimumin për të bindur që të bashkëpunojë dhe Alda Klosi…”
Synimi i prokurorisë është të shkojë tek pronari i kësaj shume financiare dhe burimi real i krijimit të tyre, duke mos u mjaftuar vetëm në faktin e zbulimit të tre personave që kanë shërbyer për ti fshehur këto euro dhe nga ana tjetër pronari i tyre të lihet pa gjurmuar.
Sakaq, Klosi ndodhet e shtruar pranë Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas problemeve shëndetësore që shfaqi, aty ku edhe priteti t’i komunikohet masa e sigurisë.