Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin ka bërë që marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit të kthehen në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë dhe të rikthejnë luftën në zemër të Evropës.Ndërsa të gjithë po përpiqemi të kuptojmë motivimet që e shtynë Vladimir Putinin të sulmonte Ukrainën, disa kritikë janë fokusuar tek frustrimi i madh që përjeton presidenti rus sa i përket gjatësisë së tij trupore.
Me një gjatësi 1 metra e 70 centimetra, Putin është gati 3 cm më i shkurtër sesa gjatësia mesatare globale e meshkujve të rritur. Gjithsesi, mendohet se ai vuan nga ai që quhet “kompleksi i Napoleonit”.
Katër ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, deputeti konservator në Britaninë e Madhe, Julian Leëis, deklaroi në Dhomën e Komunave se Putini ishte “nën kontrollin e fortë të sindromës së njeriut shtatshkurtër”. Edhe senatori republikan në SHBA, Mitt Romney, e quajti udhëheqësin rus një “njeri shkurtabiq, të lig, dhe me një shikim që përçon egërsi”.
Arsyeja e vërtetë për çmendurinë e Putinit
Për dekada të tëra, Vlsdimir Putini është kujdesur shumë që të promovojë idenë se ai është një mashkull shumë burrëror, deklaroi Michael Deacon për britaniken “The Telegraph”.
“Por me gjithë aftësitë e tij të padyshimta në xhudo, qitje, peshkim dhe aktivitete të tjera sportive, ai nuk ka gjasa që të thërritet të luajë për ekipin rus të basketbollit”- shtoi ai me ironi.
Ndërkohë, Jeremy Clarkson sugjeroi për londinezen “The Times” se arsyeja e vërtetë për çmendurinë e tij të javëve të fundit me sulmin ndaj Ukrainës, është shumë e thjeshtë. “Ai nuk është shumë i gjatë. Dhe të qenit jo shumë i gjatë duket se ndikon jo pak tek burrat- shkroi Clarkson.
Gazetari shtoi më tej duke bërë disa analogji historike: “Napoleoni nuk ishte shumë i gjatë. Hitleri nuk ishte shumë i gjatë. Edhe Mussolini nuk ishte shumë i gjatë… Shtatshkurtësia e tyre shndërrohet në një kompleks dhe i nxit ata që të sillen jo normalisht”.
Edhe gjeografia duket se është gjithashtu kundër Putinit. “Gjatësia mesatare e burrave rusë është gjithashtu 1.78 metra, dhe me sa duket kjo është arsyeja pse Putini është kaq i zemëruar gjatë gjithë kohës. Sepse këdo që takon, gjatë gjithë ditës, është të paktën 7-8 cm më i gjatë se ai”- shton Clarkson.
“Në politikë, gjatësia është një element me rëndësi”- shkruante revista britanike “The Economist” në vitin 2020. Sipas saj presidentët amerikanë “ishin gjithnjë e më të gjatë në krahasim me amerikanin e zakonshëm”.
Edhe një studim ka treguar se “politikanët me këmbë të gjata, ua kalojnë në sondazhe rivalëve të tyre që kanë këmbë më të shkurtra sepse njerëzit më të gjatë kanë mesatarisht një vetëvlerësim më të madh, dhe perceptohen si më të shëndetshëm, më inteligjentë dhe më autoritarë”.
Donald Trump (1.88 metra sipas të dhënave të patentës së tij), ishte i prirur të dominonte liderët e tjerë politikë, përfshirë atë të Koresë së Veriut Kim Jong Un (1.7 metra) dhe kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan (1.65 metra), për shkak të shtatit të tyre më të shkurtër.
Ndërkohë, një deputet britanik tha vitin e kaluar në kushte anonimiteti se Boris Johnson (1.78 metra) po emëronte “qëllimisht” zyrtarë shtatlartë në Ministrinë britanike të Financave, duke përfshirë Simon Clarke (1.95 metra) “për të mërzitur ministrin e tij shumë të shqetësuar për imazhin publik” Rishi Sunak, që është vetëm 1.67 metra i gjatë raportoi Daily Mail.
Gjatësia trupore e Putinit është gjithashtu në “kontrast të plotë” me atë të presidentit amerikan Joe Biden dhe atë të Kinës Xi Jinping, si dhe me kabinetin e vetë udhëheqësit rus, thotë psikologu evolucionar Mark Van Vugt.
“Gjatë takimeve, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov ngrihet shumë lart mbi të, pasi është 1.88 metra i gjatë”- shkroi në blogun e tij Van Vugt, profesor i psikologjisë evolucionare në Universitetin Vrije të Amsterdamit dhe një bashkëpunëtor kërkimor në Universitetin e Oksfordit.
Një varg studimesh kanë zbuluar se “liderët përfitojnë nga gjatësia e tyre. Sipas akademikut shumë politikanë dhe drejtues të suksesshëm të kompanive janë mesatarisht më të gjatë sesa njerëzit që drejtojnë. “Në mendjet tona ekziston një lidhje pothuajse automatike midis lartësisë dhe pushtetit”- thotë ai.
E megjithatë disa mendojnë ndryshe
Por përdorimi i “Kompleksit të Napoleonit” si një shpjegim për agresionin e Putinit kundër Ukrainës, mund të jetë një sjellje “e pamatur”, paralajmëroi Joe Humphreys në “The Irish Times”. “Po, ai është një burrë shtatshkurtër i lig. Por pse ta përziejmë gjatësinë e tij me këtëçështje?”- thekson ai.
Sipas Humphreys akuza të tilla “mund të shërbejnë për të përjetësuar stereotipin kundër burrave shtatshkurtër, duke kontribuar në atë që disa besojnë se është një formë serioze e diskriminimit shoqëror”.
Ndërkohë, ai vuri në dukje se presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy ka afërsisht të njëjtën gjatësi si rivali i tij rus. “Zelenskyy i ka treguar botës se çfarë është një shtetar i vërtetë- shkroi Maureen Doëd në të përdotshmen amerikane “The Neë York Times”.
Ndërsa Putini është shfaqur gjithmonë “duke fryrë gjoksin e tij të zhveshur mbi kalë; duke peshkuar pa këmishë në Siberi; dhe duke fituar ndeshje të organizuara enkas në xhudo dhe hokej”, udhëheqësi ukrainas “e kupton se madhësia e shtatit nuk ka të bëjë aspak me imazhin e mashkullor të një udhëheqësi”. “Gjatësia është një cilësi fizike. Por më e rëndësishmja, ajo është një cilësi njerëzore dhe morale”- përfundon Doëd shkrimin e tij.