Një konflikt ka ndodhur në Korçë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Shtetasit me iniciale G. Xh., 43 vjeç dhe K. Sh., 34 vjeç akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim pasi kanë goditur me grushte dy të rinj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit G. Xh., 43 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec dhe K. Sh., 34 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në lagjen nr. 2, Pogradec, kanë goditur me grushte shtetasit D. H., 23 vjeç dhe A. H., 24 vjeç, banues në Dunicë.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.