Për ekspertët nuk ka shumë “surpriza” apo dyshime, se si mund të kishte ndodhur, por puna e donte që hetimet të zgjateshin dhe të provoheshin të gjitha pistat e mundshme përpara se të dilej në përfundimin kategorik.
Megjithatë policia greke e ka ditur që në momentin e parë të krimit në Glyka Nera të Athinës, se piloti 32-vjeçar, Babis Agnasatopoulos, mund të ishte me 99% vrasësi i gruas së tij.
Komandanti i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis, deklaroi për mediat se që në fillim oficerët e kishin ndjesinë që burri ishte vrasësi.
Kjo pasi një prej oficerëve pa një sjellje të çuditshme të Agnastatopoulos dhe ia mori menjëherë fëmijën nga krahët.
Po ashtu, Policia ka vënë re një banesë jo të çregullt, ndërkohë që grabitësit zakonisht zbrazin gjithçka. Ndërkohë edhe Agnastatopoulos, ishte shumë i ftohtë pasi e liruan oficerët, madje pyeti nëse kishte vdekur gruaja e tij, Caroline Crouch apo jo?
“Policia pa një shtëpi që ishte shumë e” kërkuar . Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur lëshuan pilotin e akuzuar, nga ana e tij.
Autori i veprës dyshohet se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie po më rrëfente se çuditërisht po i thoshte, ‘Më zgjidhni, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa qenë i lidhur vërtet apo jo, normalisht’. Rrobat në dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje”- rrëfeu Komandanti i Policisë së Attikës.
Ndërkohë, një valë indinjate dhe komentesh në profilin e vrasësit të rrëfyer të Caroline në Glyka Nera, Babi Anagnostopulos, kanë shpërthyer tashmë edhe për mënyrën se si ai u mundua të fajësonte shqiptarët.
Gjithçka filloi kur piloti 32-vjeçar rrëfeu se ai është autori i krimit të rëndë që tronditi Greqinë që në momentin e parë, duke i thënë Policisë se ai vrau gruan e tij 20-vjeçare dhe nënën e fëmijës së tij.
Mijëra përdorues të Instagram-it përmbytën profilin e tij dhe konkretisht foton e fundit që ai kishte ngarkuar, menjëherë pas vrasjes së saj.
Ishte një foto e lumtur nga dasma e tyre me mbishkrimin “Përgjithmonë së bashku. Udhëtim të mbarë dashuria ime”.
Në atë kohë, të gjithë po flisnin për një postim shumë prekës pas humbjes së gruas së tij. Karakteristikë e valës së zemërimit popullor është se, deri të enjten pasdite, komentet kishin arritur rreth 4500 ndërsa të premten në mëngjes ato kishin kaluar 22,500!
Mesazhet janë plot mllef që i kërkojnë drejtësisë të bëjë punën e saj, ndërsa shumë janë ata që ia dalin me fjalë fyese ndaj tij.
“Përbindësh”, “llum”, “mbeturin”, janë vetëm disa nga komentet fyese që i atribuohen atij.
/Priza.al/