Klos/ 48-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se është vrarë nga gruaja dhe vajza tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Gurrë e Vogël, në bashkinë e Klosit.  Në banesë, pa shenja jete, është gjetur Ylber Lezi, vetëm 48 vjeç.

Efektivët e Policisë kanë mbërritur në banesën e tij ku dhe gjetën trupin e tij të pajetë me plagë të shumta në kokë dhe në trup. Dyshohet se 48-vjeçari është qëlluar me sende të forta nga vajza e tij.

Dyshohet që viktima Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij, pas një sherri në familje dhe është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur.

Sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka thyer derën e banesës dhe është futur brenda, ku kanë parë bashkëshorten dhe vajzën e viktimës, të cilat kanë thënë se Ylberi po flinte gjume.

Policia ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës për të hedhur me shume dritë mbi ngjarjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *