Piloti 32-vjeçar ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Caroline, ngjarje që prej më shumë se një muaj ka ngritur në këmbë të gjithë policinë vendase. Mediat greke shkruajnë se i riu ka pranuar autorësinë e krimit makabër dhe si shkak ka treguar se është bërë zënka mes tyre, vetëm disa orë para vrasjes.
Kërcënimi i Caroline për largimin me të bijën dhe kërkesa e saj për tu ndarë i kishte çuar gjërat në një tjetër nivel, duke sjellë vrasjen. Më pas ai sajoi skenarin e grabitjes.
“E vrava Karolinën. Shkak u bënë zënkat që kishim atë natë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”- ka thënë ai.
/Priza.al/