Një grua e identifikuar si shtetasja me iniciale V. B. 47 vjeçe është shpallur e zhdukur pas kallzimit që bashkëshorti i saj ka bërë në Komisariatin e Policisë Durrës.
Ai ka njoftuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuik është kthyer më duke mos lënë pas asnje gjurmë.
Njoftimi i Policisë:
Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi B. B., se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja V. B., 47 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj njofton policia.