Burri e tradhton prej 12 vjetësh me ish-të dashurën, 60-vjeçarja: S’di të fle si gratë e botës

Melaizja është një bashkëshorte dhe nënë që shkoi të tregojë konfliktet e saj familjare në një rubrikë televizive.

Në insertin prezantues ajo thotë se familja e saj është përçarë për shkak të një tradhtie. Një dashuri e rinisë së bashkëshortit është rikthyer dhe ka ndarë çiftin.

Sipas fjalëve të saj, burri e tradhton prej 12 vjetësh, sepse “ajo nuk di të flejë si gratë e botës”.

“Ka bërë vaki që të flesh me burrin në krevat, 12 vjet rresht ai më tradhton, se unë s’di të fle si gratë e botës, se mua më është bërë si plakë. Sot unë në këtë moshë, 60 vjeçe, kam mbetur e vetme, nuk më do as burri dhe as fëmijët. Si mund të jetoj?”, thotë Melaizja në insert.

Pasi përshëndet të pranishmit në studion e programit, 60-vjeçarja shpjegon më gjatë situatën e saj.

“Të më falni. Jam një nënë me tre fëmijë, 60 vjeçe. Në këtë moshë s’kam as shtëpi, as fëmijë dhe asgjë. Për fat të keq… kur jep shumë, merr shumë pak. Kjo është një fatkeqësi që më ka ndodhur, që do vdisja e besoja, por që mirë bashkëshorti se më donte për krevat, po fëmijët që iu dhashë sisë, i mbajta 9 muaj në bark dhe s’kam… kam dy çupa e një djalë. Çupa e madhe është nënë, ka dy fëmijë, e vogla bashkëjeton dhe djali. Jemi ndarë në dy parti se hyri në mes një e tretë.

Hyri e treta pas 22 vjet martese, u kujtua për ish-të dashurin e moshës së rinisë ku ajo ishte më e mirë se mua, unë isha plakë, më ishte bërë si plakë. Ajo ishte më e re, në moshë ajo faktikisht është më e madhe se mua.

Ai ka qenë i dashuruar. Unë e bëra baba, se burrë ishte bërë dhe nuk e vlerësoi dashurinë që unë i fala, që e bëra babë, që është një gjë e shenjtë besoj”, shpjegoi 60-vjeçarja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *