Një burrë është goditur për vdekje nga një dem para gruas dhe të bijës, ndërsa merrte pjesë në një festival tradicional të demave në Spanjë.
50 vjeçari Oscar Rodriguez Calleja, u dërgua me urgjencë në spital pas goditjes nga demi 500-kg i quajtur Rodillero, në festivalin at Fiesta del Verdejo në qytezën La Seca, pranë Valladolid, në veri të Spanjës.
Pamjet e rënda të incidentit që ndodhi më të dielën më 1 maj, u publikuan sot teksa tregonin momentet kur demi del i tërbuar nga kafazi i tij i drunjtë, duke u kthyer menjëherë djathtas për të goditur njerëzit prapa barrierave mbrojtëse.
Babai i dy fëmijëve kapet i papërgatitur dhe ngrihet në ajër nga forca e brirëve e më pas e përplaset përtokë pa mëshirë.
Spektatorë shihnin të tmerruar sesi Oscar goditej nga brirët ndërsa familjarët e viktimës u përfshinë nga paniku dhe u dërguan bashkë me të në qendrën shëndetësore.