Një ish-princeshë e Katarit është gjetur e vdekur në vilën e saj në Marbella të Spanjës në moshën 45-vjeçare, teksa ishte një betejë të ashpër ligjore me ish-bashkëshortin, të cilin në një rast e ka akuzuar për ngacmime të një prej vajzave.
Kasia Gallanio ishte gruaja e tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, 73 vjeç, xhaxhai i Emirit aktual të Katarit. Ajo pretendonte se ish-ministri i naftës dhe i financave të Katarit, kishte ngacmuar seksualisht një prej tre bijave të tyre.
Mediat e huaja bëjnë me dije se trupi i Gallanio është gjetur në një krevat pa shenja dhune.
Sakaq, ish-çifti kishin dy vajza binjake 17-vjecare si dhe një vajzë tjetër 15 vjeçare. Gallanio ishte me origjinë polake por e lindur në Los Angeles. Ajo ishte njohur me Abdelaziz kur ishte 19 vjeçe dhe ishin martuar në 2004.
Pritet që autopsia të vendosë shkakun e vdekjes së Gallanio, teksa shenjat fillestare sugjerojnë një mbidozë drogash.