Burri i ra nga shkëmbi 150 metra i lartë dhe ndërroi jetë, 29-vjeçarja hap biznes në kujtim të tij

Gushtin e kaluar një 29-vjeçare humbi bashkëshortin e saj pasi kishin shkuar me pushime në Ibiza. Ajo e pa të gjithë skemën teksa partneri i saj ra nga një shkëmb 150 metra i lartë.

 

30-vjeçari Richard Canavan kishte 16 vite i martuar me Rose Phillips. Humbja e partnerit bëri që 29-vjeçarja të mbyllej në vetë dhe të konsumonte alkool në mënyrë që të harronte dhimbjen e madhe.

‘Ishim në ditën e parë me pushime atje kur ai rrëshqiti nga ai mal. Unë nuk e besoja, nuk pranoja ta besoja për shumë kohë. Pija shumë dhe madje humba shumë edhe në peshë. Por e dija që kjo gjendje nuk mund të zgjaste përgjithmonë, ndaj u ndjeva e detyruar të bëja diçka në kujtim të bashkëshortit tim.’

Rose tregon ka nisur një biznes për organizime eventesh pasi partneri i saj i ndjerë i kishte qejf evenimentet dhe njihej si njeri shumë festiv e i çiltër.

 

/Burimi: ECHO/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *