Është proceduar penalisht shtetësia me iniciale H.L. Bëhet me dije se, qytetarja i ka shkuar në banesë, ish bashkëshorti, edhe pse ky i fundit ka qenë i pajisur me urdhër mbrojte.
Një tjetër person ka rënë në pranga, pasi mësohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.H., banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Ky i fundit, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, për motive të cilat ende nuk janë bërë të ditura. Sakaq dhe tre shtetas të tjerë janë proceduar penalisht, për motive të ndryshëm, kryesisht ushtrim dhune.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi H. K., 57 vjeç, banues në Patos, pasi ka kërcënuar me fjalë kunatën e tij e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. L., pasi ka shkuar në banesën e ish bashkëshortit të saj, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.
U procedua penalisht shtetasi Xh. F., 53 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin E. I., 37 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.