Vetëm tre do të jenë kategoritë e studentëve që do të përfitojnë përjashtim tarifash dhe bursa në universitete për çdo muaj të studimeve.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar politikën e re që lidhet me programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe për mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer. Sakaq, është përgtitur edhe lista e programeve prioritare që cilat u përkasin shkencave humane, shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari, shërbime, etj.
Të gjitha ata student të cilët tre vitet e studimit i mbarojnë me notën mesatare 10 dhe provimet e maturës me mbi 9.5, e përfitojnë bursën dhe përjashtimin nga tarifat, në cilën do degë që ata duan.
Kategoria e dytë e maturantëve që përfitojnë, janë ata me mesatare minimumi 8.5 dhe zgjedhin një nga programet që rrezikojnë të mbyllen. Por edhe ata student të cilët kanë kapur një nga 3 vendet e para në olimpiada ndërkombëtare
Ndër të tjera ministrja Kushi tha se nga 7.5 nota mesatare e pranimit në universitet ulet në 6.5. Ky ndryshimi i notës mesatare sipas saj përshin vetëm maturantët që nuk duan të bëhen mësues.
“Pasi miratuam vkm në daljen që bëjmë unë e theksova dhe e përsërita 2 herë. Ne i qëndrojmë kritereve për mësues sepse duam që fëmijët tanë të kenë mësuesit më të mirë. E mban mend kam qenë e kujdesshme që edhe kur e kam pasqyruar në rrjete sociale lajmin ta theksoj edhe aty. Për mësuesit nuk ka ndryshim të kritereve. Ka shumë debat në aspektin e mesatares. Ne i kemi rritur pagat. Të jetë për mua dua që mësuesve tu rritet paga më shumë se të gjitha profesioneve të tjera. E kam ngritur zërin por s’është nevojë se e kam këtë dakordësi në qeveri se të gjithë janë dakord që mësuesit të kenë pagat më të larta. Ne kemi mësues të shkëlqyer. Ju nuk i jepni lajm mësuesit e mirë por jepni një mësues që gabon diku. Ne kemi mësues shumë të mirë në këtë sistem. Ne kemi dhënë mundësinë që edhe ata që nuk duan të bëhen mësues por duan të vazhdojnë për mësuesi, për shembull duan të bëhen gazetare”, tha ajo.