Busti i Skënderbeut do të vendoset në parkun qendror të Budapestit

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Hungari, ku ndodhet për një vizitë pune, me ftesë të homologut të tij Viktor Orbán. Rama deklaroi se arsyeja e kësaj vizite ishte “bashkëpunimi bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”.

Ndërsa ditën e sotme Kryeministri ka shkuar në parkun qëndror të Budapestit, pasi aty pas disa javësh do të vendoset busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Rama shoqërohet nga Veliaj në Budapest. Kryebashkiaku i Tiranës e informon se më 5 korrik do të vendoset busti i cili ka shkuar në Bashkinë e Budapestit, i punuar nga Agim Rada.

Ndërkohë vendi është bërë gati dhe pritet vetëm ceremonia. Rama ka propozuar ndërkohë të ndërhyhet për të bërë tek shiritat e asfaltit një ‘tapet’ kuqezi me pigment. ”Vendi është shumë i mirë. Shumë pikant, jo dosido. E vetmja që po mendoja, të flisnit pak me ta që deri aty mund  të bëhet një tapet kuqezi me beton me pigment kuqezi, të jetë si tapet të shkonte deri këtu. Këtu mund të vazhdojë në formën e një rrugice, të kthehet një prerje si fundi i banderolës.”- tha Rama.

Ndërkohë Veliaj ka zbuluar se dhe Mbretëresha Geraldinë do të ketë një monument tek sheshi te ”Zogu l” te Ministria e Drejtësisë.

Statusi i Kryeministrit në ‘Facebook’

???? Budapest – Aty ku pas pak javësh, do të vendoset më në fund mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu?


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *