Ashtu sikurse Kryeministri kishte paralajmëruar edhe më parë, Busti i heroit Gjergji Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Kjo është një shenjë e bashkëpunimi bilateral midis dy shteteve si mbështetje e Hungarisë për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjetet sociale ndërsa tregon se ku është vendosur busti.
“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, shkruan Rama.
/Priza.al/