Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka publikuar ditën e djeshme këngën e tij më të re “Dskoteka”. Padyshim që është ‘përqafuar’ menjëherë nga publiku dhe ka tërhequr vëmendje. Ishte pikërisht fillimi i këngës, ku disa gazetarë i janë drejtuar atij.
“Butrint, Butrint…”, përmendet disa herë emri i artistit, së bashku me dy pyetje: “Ta bëj një pyetje”, “Butrint çfarë mendoni në lidhje me…”.
Duket se kjo ka lidhje drejtpërdrejt me ish-partneren e tij Kiara Tito. Këngëtari ka qenë shpesh i diskutuar kohët e fundit prej ish-lidhjes së tij me Kiarën, ku gjatë qëndrimit të saj në shtëpi në tregoi mbështetje për të, duke publikuar foton e saj në “Instastory”.
Edhe në këngë ai shprehet “i lënduar” nga një vajzë, ndonëse thotë se e ndien veten në faj. Nuk dihet nëse Butrinti po flet për një histori personale apo është frymëzuar diku tjetër.
Këngëtari ka qenë i rezervuar me jetën e tij private duke deklaruar shpesh se nuk është në një lidhje, ndërsa ndonjëherë ka dashur të trazojë pak ujërat me postimet e tij, gjatë qëndrimit të Kiarës në BBV.